Vjedhje, aksidente, substanca narkotike, sulm – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë
Takimi i rregullt dyjavor i Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot u kryesua dhe u kryesua nga znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka filluar me njoftimet rreth punëve dhe aktiviteteve që janë organizuar në Komunë, si Mbledhja e KPF-së ku u prezantua hartimi i procesit të PZHK-së, si dhe aktivitete tjera. Kurse […]
Takimi i rregullt dyjavor i Koordinimit lokal për siguri që u mbajt sot u kryesua dhe u kryesua nga znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka filluar me njoftimet rreth punëve dhe aktiviteteve që janë organizuar në Komunë, si Mbledhja e KPF-së ku u prezantua hartimi i procesit të PZHK-së, si dhe aktivitete tjera.
Kurse komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 4 vjedhje, 8 aksidente në trafik, 1 mashtrim, 3 posedim i narkotikëve, 2 dëmtim prone, 1 kanosje, 1 lëndim aksidental, 1 gjueti e paligjshme, 2 sulm dhe 1 vjedhje e pyllit.
Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 483 tiketa, prej të cilave 277 për kundërvatje dhe 206 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.