[VIDEO] Asfaltohet rruga në Greiçevc tek lagjja “Boka”
21.11.2025
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se projektet infrastrukturore në komunë po vazhdojnë me intensitet, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve të lëvizjes për qytetarët.
Përmes një video-adresimi të publikuar të premten, Muharremaj ka njoftuar se është finalizuar asfaltimi i rrugës në fshatin Greiçevc, konkretisht në lagjen “Boka”.
Ai tha se këto investime janë pjesë e planit të komunës për t’i përmirësuar standardet e infrastrukturës në të gjitha zonat e Suharekës.
Ndërkohë, ditë më parë në qytetin e Suharekës është kryer edhe asfaltimi i shtresës së dytë në disa rrugë të rëndësishme urbane, duke përmirësuar dukshëm qarkullimin dhe sigurinë rrugore.