Vetura e vjedhur para 3 jave në Duhël, gjendet e djegur në Rugovë të Gjakovës

15.10.2020

Të martën më 22 shtator rreth orës 05:00 ishte raportuar se është vjedhur një veturë në fshatin Duhël të Suharekës. Këtë e kishte konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili kishte bërë të ditur se qytetarit që ka raportuar rastin në oborrin e shtëpisë i […]

Vetura e vjedhur para 3 jave në Duhël, gjendet e djegur në Rugovë të Gjakovës Foto: Ilustrim

Të martën më 22 shtator rreth orës 05:00 ishte raportuar se është vjedhur një veturë në fshatin Duhël të Suharekës.

Këtë e kishte konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili kishte bërë të ditur se qytetarit që ka raportuar rastin në oborrin e shtëpisë i ishte vjedhur automjeti Opel Frontera ngjyrë hiri me targa vendore.

Sipas Osmanollajt qytetari ka bërë të ditur se automjeti ka qenë i hapur dhe se çelësat së bashku me dokumentet e automjetit kanë qenë në automjet.

Ai ka shtuar se ekipet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po zhvillohen hetimet.

E pas më shumë se tri javësh qytetari nga Duhla e Suharekës ka postuar në grupin “Marakli t’kerreve” fotografi të veturës së djegur dhe ka shkruar se vetura u gjet e kallne prej hajnave.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se vetura është gjetur ditën e mërkurë në Rugovë të Gjakovës nga policia.