Vendim historik në Suharekë, votohet propozimi i Kolgecit për shërbime shëndetësore falas për Policinë, FSK-në dhe familjarët e tyre

para 39 dite

Një vendim tejet i rëndësishëm dhe simbolik është marrë sot në Asamblenë Komunale të Suharekës.

Vendim historik në Suharekë, votohet propozimi i Kolgecit për shërbime shëndetësore falas për Policinë, FSK-në dhe familjarët e tyre

Me vota unanime, asambleistët kanë miratuar propozimin e Selman Kolgecit nga LDK-ja, i cili kërkon lirimin nga pagesa për të gjitha shërbimet shëndetësore publike në institucionet shëndetësore nën menaxhimin e Komunës së Suharekës, për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe familjet e tyre të ngushta me vendbanim në komunë.

Propozimi, i paraqitur si pikë shtesë në mbledhjen e pestë të asamblesë komunale, thekson rolin thelbësor dhe të pazëvendësueshëm që kanë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe shtetit.

“Sot e propozoj një pikë shtesë; duke marrë parasysh rolin thelbësor dhe të pazëvendësueshëm që kanë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe shtetit tonë; propozoj që Kuvendi Komunal i Suharekës të miratojë një vendim për lirimin nga pagesa për të gjitha shërbimet shëndetësore publike, në institucionet shëndetësore nën menaxhimin e Komunës së Suharekës, për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjeve të tyre të ngushta me vendbanim në komunën tonë,” deklaroi Kolgeci gjatë paraqitjes së propozimit.

Pas hapjes së votimit, asambleistët shprehën mbështetje të plotë për këtë iniciativë, duke e kaluar propozimin me vota unanime. Ky vendim shihet si një gjest mirënjohjeje dhe mbështetjeje institucionale për sakrificat dhe angazhimin e vazhdueshëm të këtyre forcave jetike për sigurinë kombëtare.

Lirimi nga pagesa për shërbimet shëndetësore do të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje të pjesëtarëve të Policisë dhe FSK-së, duke shprehur kështu një përkujdesje konkrete nga Komuna e Suharekës ndaj tyre.

Ky akt shënon një shembull pozitiv për komunat e tjera në vend, duke treguar rrugën drejt një mbështetjeje më të gjerë institucionale për ata që garantojnë sigurinë dhe integritetin e vendit.

Etiketat

Ofertat e fundit