Vendbanimet e 3 rasteve me COVID-19, një prej tyre në Tërrnje

Vendbanimet e 3 rasteve me COVID-19, një prej tyre në Tërrnje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 461 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme me COVID-19 janë: Bllacë (1), Studençan (1), dhe Tërrnje (1).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.

RAPORTO