U prezantua si polic i njësisë speciale dhe kanosi një person, Prokuroria ndalon qytetarin nga Suhareka

U prezantua si polic i njësisë speciale dhe kanosi një person, Prokuroria ndalon qytetarin nga Suhareka
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Suhareka

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza, kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 17 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona, ka bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 6 persona, si dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 3 persona, 1 person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i KPRK-së.
1 person është ndaluar  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Ndërkaq, 1 person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së
     
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së. Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet” nga neni 240 i KPRK-së. Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për 2 persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së. Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për 2 persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” nga neni 313 – 28 të KPRK-së.     

Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

4 aktakuza kundër 4 personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.

RAPORTO