Suharekë, vazhdohet me ligjërata në shkolla, projekti ‘Parandalimi i ngacmimeve seksuale’

25.02.2022

Bazuar në projektin ‘Parandalimi i ngacmimeve seksuale’, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, policia në Suharekë, zyrtarët policor ne komunitet, hetues policor si dhe drejtorinë e Arsimit, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX-ta në shkollat fillore të Suharekë: “Destan Bajraktari”, “7 Marsi“, “Shkëndija”, “Iliria” në fshatin Savrovë dhe “17 […]

Suharekë, vazhdohet me ligjërata në shkolla, projekti ‘Parandalimi i ngacmimeve seksuale’ Foto: Ilustrim

Bazuar në projektin ‘Parandalimi i ngacmimeve seksuale’, drejtoria rajonale e policisë në Prizren, policia në Suharekë, zyrtarët policor ne komunitet, hetues policor si dhe drejtorinë e Arsimit, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e klasave të VII, VIII dhe IX-ta në shkollat fillore të Suharekë: “Destan Bajraktari”, “7 Marsi“, “Shkëndija”, “Iliria” në fshatin Savrovë dhe “17 Shkurti” në fshatin Shirokë.

Ligjëratat janë ndarë në një orë mësimore, duke i njohur nxënësit me format e ngacmimeve seksuale në shkolla. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënësve me format e ngacmimeve, raportimin e tyre dhe pasojat që mund t’i kenë. Pasojat e ngacmimeve seksuale sigurisht se ndikojnë në aspektin negativ tek nxënësit duke pasur parasysh shëndetin mendor po ashtu nxënësit mund të kenë pasoja shoqërore.

Me ligjërata të tilla policia rajonale në Prizren, duke bashkëpunuar më drejtoritë e Arsimit do të vazhdojë edhe në shkolla tjera në rajonin e Prizrenit. Në këto ligjërata kanë marrë pjesë një numër i madhë i nxënësve të cilët kanë shfaqur interesim të njihen me temën.