Suharekë, u ndalua për kontroll rutinor, policia ia konfiskon nga brezi armën pa leje 29-vjeçarit

21.02.2022

Me datë 20 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloi një automjet me targa vendore për kontroll rutinor, gjatë kontrollit të vozitësit, policia në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë pistoletë dhe një karikator. Në lidhje me këtë rast i dyshuari P.Z i lindur në […]

Suharekë, u ndalua për kontroll rutinor, policia ia konfiskon nga brezi armën pa leje 29-vjeçarit Foto: Ilustrim

Me datë 20 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloi një automjet me targa vendore për kontroll rutinor, gjatë kontrollit të vozitësit, policia në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë pistoletë dhe një karikator.

Në lidhje me këtë rast i dyshuari P.Z i lindur në vitin 1993, është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti vazhdon te hetohet.

Në vijim gjeni foto të dëshmive të konfiskuara në rast.