Suharekë, u keqtrajtua nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton, viktima nga Shqipëria lajmëron policinë

02.05.2021

Gjatë ditës së shtunë në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar për dhunë në familje. Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se një femër, shtetase e Shqipërisë, dje rreth orës 13:30 ka raportuar në polici se është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari me të cilin bashkëjetojnë. Nga policia kanë treguar se […]

Suharekë, u keqtrajtua nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton, viktima nga Shqipëria lajmëron policinë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë në Policinë e Kosovës në Suharekë është raportuar për dhunë në familje.

Sipas burimeve të SuharekaOnline është bërë e ditur se një femër, shtetase e Shqipërisë, dje rreth orës 13:30 ka raportuar në polici se është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari me të cilin bashkëjetojnë.

Nga policia kanë treguar se deri më tani viktima, nuk ka pësuar lëndime dhe se deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me rastin.

Poashtu, nga policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.