Suharekë, projekt buxheti për vitin 2023, komuna mban dëgjime publike me qytetarë në qytet dhe disa fshatra

10.08.2022

Drejtoria e Financave ka njoftuar qytetarët e Komunës së Suharekës, që në data të ndryshme do të mbahen dëgjimet buxhetore për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023. Këto dëgjime publike fillojnë nga fshati Bllacë dhe përfundojnë në qytetin e Suharekës. Më 22 gusht në ora 18:00 në fshatin Bllacë në SHFMU “Ramë Bllaca” do […]

Suharekë, projekt buxheti për vitin 2023, komuna mban dëgjime publike me qytetarë në qytet dhe disa fshatra Foto: Ilustrim

Drejtoria e Financave ka njoftuar qytetarët e Komunës së Suharekës, që në data të ndryshme do të mbahen dëgjimet buxhetore për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023.

Këto dëgjime publike fillojnë nga fshati Bllacë dhe përfundojnë në qytetin e Suharekës.

Më 22 gusht në ora 18:00 në fshatin Bllacë në SHFMU “Ramë Bllaca” do të mbahet dëgjim publik për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023.

Ndërkaq, ky dëgjim publik vazhdon më 23 gusht në ora 18:00 në SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studençan, më 24 gusht në ora 18:00 në SHFMU “Dituria” në Samadrexhë”, më 25 gusht nga ora 18:00 në SHFMU “Edit Durham” në Mushtisht dhe më 26 gusht te parku i qytetit në Suharekë me fillim prej orës 18:00.

Nga kjo drejtori kanë kërkuar nga qytetarët që të marrin pjesë në këto dëgjime për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023, sepse është në interesin e tyre.

“Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga: 22.08.2022 deri me datën: 28.08.2022, ndërsa Konsultimet Publike me qytetarë do të mbahen më: 22, 23, 24, 25, 26.08.2022, në lokalitet e lartëshënuara”, thuhet në njoftim.

njoftim-publik