Suharekë, përzë gruan dhe fëmijët nga shtëpia, gjatë bastisjes i gjendet armë zjarri

14.09.2021

Përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve, numri i rasteve të dhunës vazhdon të jetë i lartë. 11:30 Me datën 13.09.2021 rreth orës 22:35, Policia në Suharekë kishte pranuar  një informatë  se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe […]

Suharekë, përzë gruan dhe fëmijët nga shtëpia, gjatë bastisjes i gjendet armë zjarri Foto: Ilustrim

Përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve, numri i rasteve të dhunës vazhdon të jetë i lartë.

11:30 Me datën 13.09.2021 rreth orës 22:35, Policia në Suharekë kishte pranuar  një informatë  se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe nuk i ka lejuar të hyjnë brenda në shtëpi.

Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin. I dyshuari ishte në gjendje të dehur, përderisa në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij janë gjetur (65) fishekë të kalibrit 7.62mm.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krime të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një armë të zjarrit (kallashnikov AK-47), dhe një karikator me (17) fishek të kalibrit 7.62 mm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore ka ndodhur një rast i dhunës në familje në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 22:25, në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijë e tij.

Ndërsa, njësitet policore gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82 fishekë.

Me urdhë të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur PK-ja.