Suharekë, një fëmijë ka shkuar në bashkim familjar nga strehimi jasht farefisit në tremujorin e dytë të 2021’s

25.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur. Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të […]

Suharekë, një fëmijë ka shkuar në bashkim familjar nga strehimi jasht farefisit në tremujorin e dytë të 2021’s Foto: Father holding hand of his wife and their cute little daughter on the background of cozy counterpane in their home

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur.

Fëmijët e braktisur – Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.

Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.

Në tremujorin e dytë të 2021’s (Prill, Maj, Qershor) bëhet e ditur se në Kosovë janë 3 fëmijë që kanë shkuar në bashkim familjar.

Në mesin e këtyre tre fëmijëve që kanë shkuar në bashkim familjar, njëri prej tyre është nga Komuna e Suharekës, i gjinisë mashkull.

Ndërsa një tjetër është nga Mitrovica dhe një tjetër nga Parteshi, të gjithë këta fëmijë janë të gjinisë mashkullore.