Suharekë, nesër vendoset gurthemeli i objektit të ri për zjarrëfikësit
17.08.2025
Zjarrëfikësit e Suharekës do të pajisen me një objekt të ri dhe modern, i cili do të ndërtohet me bashkëfinancim të Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ky projekt vjen pas një pritjeje të gjatë për mbështetje nga institucionet qendrore, e cila nuk ka ndodhur, ndërsa nevoja për kushte të përshtatshme ka qenë e kahershme.
Sipas tij, falë ndihmës së donatorëve dhe humanistëve, gjatë viteve të fundit zjarrëfikësit janë pajisur me automjete moderne, ndërsa tash do të kenë edhe një objekt të ri të punës me kushtet e nevojshme.
Ceremonia e vendosjes së gurthemelit të objektit do të mbahet nesër nga ora 10:00.