Suharekë, mungon paditësi dhe e autorizuara e tij, konsiderohet e tërhequr padia për kthimin e borxhit 3 mijë €

08.10.2021

E autorizuara e paditësit, avokatja Nadire Hoxha, është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata, ku ftesën e kishte pranuar më 26 gusht 2021, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar dhe nuk ka kërkuar shtyrjen e seancës. Duke marrë parasysh rrethanat, gjykatësi Shaban Zeqiraj e ka konsideruar padinë e tërhequr, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndryshe, […]

Suharekë, mungon paditësi dhe e autorizuara e tij, konsiderohet e tërhequr padia për kthimin e borxhit 3 mijë € Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

E autorizuara e paditësit, avokatja Nadire Hoxha, është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata, ku ftesën e kishte pranuar më 26 gusht 2021, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar dhe nuk ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Duke marrë parasysh rrethanat, gjykatësi Shaban Zeqiraj e ka konsideruar padinë e tërhequr, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas padisë së dorëzuar në gjykatë më 11 prill 2014, I.Sh ka paditur S.E për kthimin e borxhit në vlerë prej 3 mijë euro.

Në padi thuhet se i padituri S.E në fund të vitit 2013 ka huazuar nga paditësi I.Sh 15 mijë euro borxh, të cilin e ka kthyer në vitin 2018 në shumën prej 12 mijë euro, ndërsa vlera 3 mijë euro nuk është paguar asnjëherë deri më tani.

Andaj, nga gjykata paditësi Shala ka kërkuar që t’ia aprovojë kërkesëpadinë dhe të paditurin ta detyrojë në pagesën e borxhit të mbetur në shumën prej 3 mijë euro, me kamatë 8%, që nga data 31 dhjetor 2015, kur edhe ka qenë afati i fundit i pagesës, e deri në pagesën definitive, në afatin prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. /BetimipërDrejtësi