Suharekë, më 21 korrik mbledhja e shtatë e Asamblesë Komunale

13.07.2022

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë. Mbledhja e 7-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 21 korrik 2022, me fillim nga ora 10:00. Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në […]

Suharekë, më 21 korrik mbledhja e shtatë e Asamblesë Komunale Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës ka caktuar mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Mbledhja e 7-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 21 korrik 2022, me fillim nga ora 10:00.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë dhe se janë propozuar 8 pika në rend dite.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit
    për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të
    Komunës:
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin
    e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim
    afatshkurtër tё pronës se paluajtshme tё Komunës:
  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin
    e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien nё shfrytëzim
    afatgjatë tё pronës se paluajtshme tё Komunës:
  5. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të
    Komunës së Suharekës për vitin 2021;
  6. Informatën për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës
    për periudhën Janar-Qershor 2022;
  7. Informatë për aktivitet e KKSB-së për periudhën Janar-Qershor 2022;
  8. Pyetje dhe përgjigje.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Ftese-Kuvendit-te-Komunes-3