LVV
PDK
LDK
AAK

Suharekë, më 19 prill mbahet marshi i nxënësve me moton “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”

16.04.2022

KNK përmes këtij marshi ka synim të fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme. Kryetari i Këshillit të Nxënësve në Komunën e Suharekës për SuharekaOnline ka thënë se me datën 19 prill nga ora 13:00 deri në ora 13:30 edhe në Suharekë do të mbahet ky marsh. “Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e […]

Suharekë, më 19 prill mbahet marshi i nxënësve me moton “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”

KNK përmes këtij marshi ka synim të fuqizojë zërin e nxënësve të shkollave të mesme.

Kryetari i Këshillit të Nxënësve në Komunën e Suharekës për SuharekaOnline ka thënë se me datën 19 prill nga ora 13:00 deri në ora 13:30 edhe në Suharekë do të mbahet ky marsh.

“Cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezentë me të cilat përballen nxënësit e shkollave tona janë vetëm disa prej pikave të cilat na kanë shtyer të marrim një hap të tillë”, ka thënë ai.

““Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka bërë një hulumtim nëpër shkollat e mesme të Kosovës dhe bazuar në rezultatet e këtij hulumtimi që s’kanë qenë fare të mira, ne kemi marrë motivin për të bërë këtë marsh avokues”.

Etiketat

Ofertat e fundit