Suharekë: Mbi 11 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 dhe janë rivaksinuar 192 persona
Është mbajtur takimi i radhës i Koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës. Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot kalimin e radhës. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur për gjendjen rreth COVID-19, ku ka thënë se fatmirësisht ka disa ditë që nuk e […]
Është mbajtur takimi i radhës i Koordinimit lokal për siguri në Komunën e Suharekës.
Anëtarët e Koordinimit lokal për siguri kanë mbajtur sot kalimin e radhës. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka bërë të ditur për gjendjen rreth COVID-19, ku ka thënë se fatmirësisht ka disa ditë që nuk e kemi asnjë rast.
Më pas ajo ka numëruar rastet me COVID-19, ku janë 1579 të prekur, 1498 të shëruar, 80 vdekje, kurse vetëm 1 raste është ende aktiv.
Ndërsa sa i përket vaksinimit të qytetarëve deri më tash janë vaksinuar 11,352, kurse janë rivaksinuar 192 persona.