Suharekë, lëshohet urdhërarrest ndaj të akuzuarit për thyerjen e xhamave të derës së një restoranti
Në këtë rast, A.P po ngarkohet se më 2018 ka thyer xhamat e derës së prapme të restorantit “Iliria”, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatëi Qemail Suka bëri të ditur se është njoftuar nga PTK se i akuzuari gjendet në Itali, ndërsa i dëmtuari në Austri. Në këto rrethana, gjyqatri Suka, në praninë e prokurorit Shpend […]
Në këtë rast, A.P po ngarkohet se më 2018 ka thyer xhamat e derës së prapme të restorantit “Iliria”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatëi Qemail Suka bëri të ditur se është njoftuar nga PTK se i akuzuari gjendet në Itali, ndërsa i dëmtuari në Austri.
Në këto rrethana, gjyqatri Suka, në praninë e prokurorit Shpend Binaj, në mungesë të kushteve ligjore, ka shtyrë seancën e sotme në kohë të pacaktuar, kurse ndaj të akuzuarit A.P është ka lëshuar urdhërarrest.
Sipas aktakuzës së ngritur në mars të 2019-ës nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari A.P ngarkohet se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur më parë me të dëmtuarin Sh.G, më 26 prill 2018, në Studençan të Suharekës, në orët e mbrëmjes, në restorantin “Iliria” me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme ia asgjëson pasurinë e të dëmtuarit, duke ia thyer xhamat e derës së prapme të këtij restoranti.
Pas këtij veprimi i akuzuari ka ikur në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit Sh,G i ka shkaktuar dëm material.
Me këtë, i akuzuari A.P ngarkohet se ka kyer veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333, paragrafi 1, të Kodit Penal, vepër ku kryesi dënohet me burgim deri në një vit. /BetimipërDrejtësi