Suharekë: Komuna rishpall konkursin për punëtor teknik në shkollën fillore në Sopijë

05.12.2019

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka rishpallur konkurs për një punëtor teknik në shkollën fillore të mesme të ulët “Shaban Mazreku” në fshatin Sopijë. Në shpalljen e konkursit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kualifikimi duhet të jetë: Për punëtor/e teknik kërkohet shkolla e mesme drejtimi teknik i nxemjes qendrore. Kushtet: Për këto vende […]

Suharekë: Komuna rishpall konkursin për punëtor teknik në shkollën fillore në Sopijë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka rishpallur konkurs për një punëtor teknik në shkollën fillore të mesme të ulët “Shaban Mazreku” në fshatin Sopijë.

Në shpalljen e konkursit të siguruar nga SuharekaOnline shihet se kualifikimi duhet të jetë: Për punëtor/e teknik kërkohet shkolla e mesme drejtimi teknik i nxemjes qendrore.

Kushtet: Për këto vende të lira të punës të shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.10/2018.

Dokumenatcioni i nevojshëm për konkurrim:

1. Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati;
2. Diplomat e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetë se gjashtë muaj (fotokopje);
3. Ekstrakti i lindjes;
4. Letërnjoftimin (fotokopje);
5. Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka);
6. Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHT (nëse ka).

Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës.