Suharekë, gjatë vitit 2020 u miratuan 44 akte administrative

17.03.2022

Zyra Ligjore dhe për punë të Kuvendit Komunal, gjatë vitit 2020, ka kryer punët në bazë të përshkrimit të detyrave të punës dhe duke u bazuar në dispozitat ligjore dhe dispozitat tjera të akteve nënligjore dhe rregulloreve të punës të cilat janë në kompetencë të tyre dhe të autorizimeve të marruar nga organi kompetent. Raporti […]

Suharekë, gjatë vitit 2020 u miratuan 44 akte administrative

Zyra Ligjore dhe për punë të Kuvendit Komunal, gjatë vitit 2020, ka kryer punët në bazë të përshkrimit të detyrave të punës dhe duke u bazuar në dispozitat ligjore dhe dispozitat tjera të akteve nënligjore dhe rregulloreve të punës të cilat janë në kompetencë të tyre dhe të autorizimeve të marruar nga organi kompetent.

Raporti përmban aktivitetin politik/ legjislativë të Kuvendit të Komunës si dhe aktivitetet e pjesës ekzekutive të Kryetarit të Komunës.

Pushteti i tanishëm lokal është konstituar në bazë Ligjit Nr-03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-28/2008” me datën 20.12.2017, është bërë konstituimi i pushtetit legjislativ dhe a’i ekzekutiv si dy organe shumë të rëndësishme për implementimin e të gjitha strategjive politike, për zhvillimin ekonomik lokal të Komunës tonë.

Gjatë kësaj periudhe raportuese të vitit 2020, janë mbajtur mbledhjet si më poshtë:

  1. Kuvendi i Komunës (Asambleja) e cila ka mbajtur 12, (dymbëdhjetë) mbledhje të
    rregullt;,
  2. Komitetit për Politik dhe Financa ka mbajtur 12, (dymbëdhjetë) mbledhje të rregullt;
  3. Komiteti për Komunitete ka mbajtur 12, (dymbëdhjetë) mbledhje të rregullt;
  4. Këshilli komunal për siguri në bashkësi (KKSB-ja) ka mbajtur 6, (gjashtë) mbledhje, të
    rregullt.

Gjatë kësaj periudhe nga ana e Kuvendit të Komunës në Suharekë, janë miratuar gjithsej 44 akte administrative, me të cilat akte administrative rregullohet një rast, apo një çështje e ndarë dhe konkrete brenda territorit tё Komunës së Suharekës dhe ata janë:

  1. Vendimi për miratimin e nismës të Kryetarit të Komunës së Suharekës për të hyrë në
    bashkëpunim ndër-komunal me Komunat tjera të Republikës së Kosovës
  2. Vendimi për shpallje “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës
  3. Vendimi për miratimin e raportit përfundimtar të komisionit për shqyrtimin e ofertave
    Faqe 2 nga 3
    për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës
    4.Vendimi për miratimin e planit të veprimit për transparencën në Komunën e Suharekës
    për periudhen 2020-2023.
  4. Vendimi për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-020-8571, tё datës 26.02.2018
    6.Vendimi për miratimin e Planit Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm te
    Personave të Riatdhesuar në Komunë Suharekës për periudhen 2020-2022
  5. Vendimi për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-463-18645, tё datës 28.04.2017
  6. Vendimi për miratimin e llogarisë përfundimtare të të ardhurave dhe të shpenzimeve të
    buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar–Dhjetor 2019
  7. Vendimi për bartjen dhe alokimin e mjeteve vetanake të realizuara në vitin 2018 dhe 2019,
    të përcillën për shfrytëzim në vitin fiskal 2020
  8. Rregullore për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Suharekës
  9. Vendimi për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-5821, tё datës 08.02.2018
  10. Vendimi për caktimin e vlerës së bonus banimit
  11. Vendimi për themelimin e Teatrit të Qytetit
  12. Vendimi për caktimin e lokacionit të varrezave për fshatin Duhël
  13. Vendimi për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit tё hapur
    për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri nё 99, (nёntëdhjetё e nёntё) vite të pronës së
    paluajtshme të Komunës
  14. Vendimi për miratimin e raportit për vitin 2019, të komisionit komunal të aksionarëve të
    NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A.
  15. Vendimi për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-020-8571, tё datës 26.02.2018
  16. Vendimi për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-7819, tё datës 31.01.2019
  17. Vendimi për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për
    vitin 2021–2023
  18. Vendimi për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurimit të hapuar për
    dhënien në shfrytëzim afatëgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës
  19. Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës-Banesat
  20. Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës-Zona
  21. Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës-Agi
  22. Vendimi për hapjen e shqyrtimit publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor
    Komunal
  23. Vendimi per miratimin e marrveshjes nder-komunale
  24. Vendimi për miratimin e pakos ekonomike emërgjente për shkak të pandemisë nga
    COVID-19
  25. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien
    në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
  26. Vendimi për alokimin e mjeteve brenda fondit burimor (38), Granti Qeveritar –Rezervat
    për vitin fiskal 2020
  27. Vendimi për formimin e Komisionit
  28. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për
    dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
  29. Vendimi për miratimin e të hyrave e të dalurave të buxhetit të Komunës së Suharekës
    për vitin 2021
  30. Për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-18197, tё datës 21.05.2020
  31. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien
    në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
  32. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për
    dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
  33. Vendimi për shpalljen e intersit të përgjithshem
  34. Vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme
  35. Vendimi për shfuqizimin e vendimeve
  36. Vendimi për formimin e komisionit
  37. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien
    në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
    Faqe 3 nga 3
  38. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien
    në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
  39. Vendimi për subvencionimin e qytetarëve të Komunës së Suharekës te infektuar me covid19
  40. Vendimi për dhënen e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në
    shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës
  41. Vendimi për miratimin e planit të punës i Kuvendit të Komunës në Suharekë, për vitin
    2020 dhe orari i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Komitetit për Politikë dhe Financa
    dhe Komitetit për Komunitet për vitin 2020.
  42. Vendim për miratimin e planit vjetor i punës për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi
    (KKSB) për periudhën janar-dhjetor për vitin 2020.
LEXO EDHE:  Të enjten AAK zyrtarizon kandidatët për deputetë në Suharekë, kombinim i përvojës dhe energjisë së re!

Është miratuar një (1) Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Suharekës, më të cilat rregullohen çështjet e ndarë konkrete brenda territorit tё Komunës.

Të gjitha këto vendime dhe Rregullore janë dërguar në Ministrin administrimit të pushtetit lokal në Prishtinë, konform nenit 81, të ligjit për vetëqeverisje lokale dhe nenit 8, lidhur me nenin 9, tё Rregullores, Nr-10/2019, për procedurat e hartimit dhe publikimin e akteve tё Komunave, për shqyrtim dhe harmonizim të ligjshmërisë dhe nuk kanë pasur ndonjë rekomandim apo vërejtje nga ana e tyre për këtë çështje, çka do të thotë nuk kanë bërë tejkalim të kompetenca si organ legjislativ.

Zyra Ligjore dhe për punë të Kuvendit Komunal, njëkohësisht ka përgatitur aktvendime, vendime, udhëzime, urdhëresa, marrëveshje, kontrata, kërkesa, ankesa, njoftime si dhe shkresa të ndryshme për Kuvendin e Komunës në Suharekë dhe për Zyrën e Kryetarit të Komunës, po ashtu ka asistuar edhe nëpër komisione të ndryshme duke ju dhënë këshilla Juridike si dhe duke ju ndihmuar në hartimin e procesverbaleve.

Po ashtu, është theksuar se qëllimi i këtij raporti konsiston në paraqitjen kronologjike të gjitha aktiviteteve kryesore që ka pasur-Aktiviteti politik/legjislativi dhe aktivitetet e pjesës ekzekutive për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020.

Etiketat