Suharekë, gjatë 2020’s mbi 600 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë pension nga kjo skemë

14.05.2021

Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr. 04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që […]

Suharekë, gjatë 2020’s mbi 600 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë pension nga kjo skemë Foto: Ilustrim

Pensionet e personave me aftësi të kufizuara – pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr. 04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të Republikës së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë 18 deri 65 vjeç.

Një person do të konsiderohet me paaftësi të përhershme, nëse: ofron dëshmi se është me pa aftësi të përhershme para se të aplikojë për pension, duke siguruar të gjitha dëshmitë mjekësore. Komisioni Mjekësor vlerëson se ekziston pa aftësia e përhershme e punës te parashtruesi i kërkesës dhe vlerëson paaftësinë në kohëzgjatje për periudhën prej një, tre apo pesë vitesh. Pas skadimit të afateve të përcaktuara personi i nënshtrohet procedurës së rivlerësimit mjekësor.

Ministria apo Autoriteti përkatës mund t’i autorizojnë zyrtarët përgjegjës për inspektime të rastësishme apo sistematike të personave, të cilat marrin pensionin e paaftësisë së përhershme, me qëllim të verifikimit të fakteve të dhëna në kërkesë dhe vazhdimësisë së përzgjedhjes për shfrytëzimin e pensionit të aftësisë së kufizuar.

Shuma mujore e këtij pensioni është 75 Euro (€).

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) bëhet e ditur se gjatë vitit 2020 në Komunën e Suharekës rreth 639 persona me aftësi të kufizuar kanë marrur pension në bazë të kësaj skeme të pensioneve.

Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2020, në Komunën e Suharekës numri i përfituesve nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishte 639. Ndërsa numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Prishtinës me gjithsej 1,943 apo 10,1% e numrit të përgjithshëm.

Në Suharekë numri më i vogël i personave që kanë marrë pension nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara gjatë vitit 2020 ishte në muajin janar, ku në këtë muaj ishin vetëm 519 persona.

MuajiNr. i personave në Suharekë që kanë marrë pension nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara gjatë vitit 2020
Janar519
Shkurt557
Mars555
Prill629
Maj629
Qershor626
Korrik612
Gusht619
Shtator608
Tetor629
Nëntor626
Dhjetor639