Suharekë, dëmtoi xhamat e lokalit me mjet të fortë në shenjë revolte, arrestohet i dyshuari

30.11.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar me një mjet të fortë ka dëmtuar xhamat e një lokali, në shenjë revolte për shkak të disa pakënaqësive. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 28 nëntor rreth orës 23:30, në Suharekë. Tutje nga policia bëhet e ditur se pas intervistimit, […]

Suharekë, dëmtoi xhamat e lokalit me mjet të fortë në shenjë revolte, arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar me një mjet të fortë ka dëmtuar xhamat e një lokali, në shenjë revolte për shkak të disa pakënaqësive.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 28 nëntor rreth orës 23:30, në Suharekë.

Tutje nga policia bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Suharekë, I dyshuari mashkull kosovar me një mjet të fortë ka dëmtuar xhamat e një lokali, në shenje revolte për shkak te disa pakënaqësive. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur PK-ja.