Suharekë, asnjë rast aktiv me COVID-19, dje u shërua edhe i infektuari i fundit
Ndërsa, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292. Gjatë ditës së djeshme është shëruar edhe i infektuar i fundit nga COVID-19 në Komunën e Suharekës. Të […]
Ndërsa, tash e disa ditë në Komunën e Suharekës nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292.
Gjatë ditës së djeshme është shëruar edhe i infektuar i fundit nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 3, Lipjan 2, Mitrovicë 2, Gjakovë 1, Suharekë 1, Viti 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 106, tashmë asnjë prej tyre në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 228,540 raste nga 1,843.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 3,140 raste të vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.