Suharekë, arrestohen dy persona të kërkuar për grabitje, dërgohen në vuajtje të dënimit

08.02.2022

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Dy urdhëresa të tilla është realizuar me datë 08.02.2022, ku rreth orës 07:45, në Suharekë, ku janë arrestuar dyshuarit: S.H., 44 vjeçar, shtetas i […]

Suharekë, arrestohen dy persona të kërkuar për grabitje, dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: © Hallka Marketing Agency

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dy urdhëresa të tilla është realizuar me datë 08.02.2022, ku rreth orës 07:45, në Suharekë, ku janë arrestuar dyshuarit: S.H., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.K ,42 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.573/2021 dhe PED.nr.575/2021, për veprën penale “Grabitje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 vit e 10 muaj burgim si dhe me nga 1500 euro.