Sot në Suharekë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19

Sot në Suharekë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19
Çlirim Gashi

15.06.2021 / Suhareka

Tashmë të gjitha qendrat e vaksinimit janë të gatshme për këtë proces të vaksinimit, për çka edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet.

Edhe në Suharekë ka filluar procesi i vaksinimit masiv i popullatës kundër COVID-19.

Në një përgjigje për SuharekaOnline nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë ka bërë të ditur se tashmë ka filluar një proces i tillë.

Poashtu sipas QKMF-së vaksinimi masiv i qytetarëve kundër COVID-19 po bëhet në sallën e ushtrimeve te Gjimnazi “Jeta e Re”.

Gjithashtu për SuharekaOnline të njëjtit kanë theksuar se interesimi i qytetarëve për vaksinimi është i mirë.

Ndryshe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme përmes një konference për media ka theksuar se deri në fund të muajit do të arrijë kontingjenti me vaksina anti-COVID të kontraktuara nga Kosova me Pfizer.

LEXO EDHE:  Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai

Sipas ministrit Vitia gjatë këtij muaji do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga programi COVAX.

Poashtu ai tha se me vaksinim masiv presin që të vaksinohen deri në 500 mijë qytetarë në muaj.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit