Shpërthen zjarri në një depo në Suharekë, nuk raportohet për të lënduar
Të enjten rreth orës 22:00 në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i shpërthimit të zjarrit. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne një depo ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i […]
Të enjten rreth orës 22:00 në stacionin policor në Suharekë është raportuar një rast i shpërthimit të zjarrit.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne një depo ka shpërthyer një zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se zjarri ka shpërthyer në një depo të biznesit AgroKosovaHolding.
Sipas raportit preliminar të Policisë së Kosovës nuk është raportuar për të lënduar.
Ndërsa sa i përket dëmeve të shkaktuara sipas zëdhënësit Osmanollaj deri më tani nuk dihet shkaktari e as vlera e dëmeve dhe se policia është në pritje të raportit nga eksperti i zjarreve.