Shfaqja teatrale e qeverisjes Muharremaj mbi themelimin e “Teatrit të Qytetit”

29.10.2020

LDK dega në Suharekë përmes një postimi ka reaguar lidhur me formën e themlimit të “Teatrit të Qytetit” të inicuar nga qeverisja aktuale. Sipas reagimit të tyre edhe pse disa herë gjatë seancës e kishin paralajmëruar që një formë e tillë e themelimit të teatrit ishte e jashtë ligjshme, megjithatë qëllimi i qeverisjes Muharremaj ishte […]

Shfaqja teatrale e qeverisjes Muharremaj mbi themelimin e “Teatrit të Qytetit” Foto: LDK dega në Suharekë

LDK dega në Suharekë përmes një postimi ka reaguar lidhur me formën e themlimit të “Teatrit të Qytetit” të inicuar nga qeverisja aktuale.

Sipas reagimit të tyre edhe pse disa herë gjatë seancës e kishin paralajmëruar që një formë e tillë e themelimit të teatrit ishte e jashtë ligjshme, megjithatë qëllimi i qeverisjes Muharremaj ishte të krijonte situata që LDK është kundër teatrit.

“Shfaqja teatrale e qeverisjes Muharremaj mbi themelimin e “Teatrit të Qytetit”.

Qeverisja aktuale e Komunës së Suharekës, në seancën e datës 21 Maj të këtij viti, në asamblenë komunale kishte sjellur si rend dite edhe themelimin e “Teatrit të Qytetit”, e që përfundoi si një shfaqje pa duartrokitjen e publikut!

Atë ditë u debatua shumë. Në fjalën e tyre asambleistët tonë disa herë treguan se një formë e tillë e formimit të teatrit është në kundërshtim me ligjin, mirëpo qeverisja aktuale kishte përgatitur një skenar që sipas tyre kjo shfaqje e meritonte dhe çmimin e FACEBOOK-ut.

Qëllimi i asaj shfaqjeje ishte që asambleistët tonë para artistëve të cilësoheshin si bllokues të një institucioni që do të zhvillonte edhe më shumë artin dhe kulturën në Suharekë.

Ashtu siç edhe e kemi thënë në atë mbledhje, njëjtë është përgjigjur edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit më datën 29 maj 2020 dhe vendimi i MAPL _ës i datës 05/10/2020, sipas së cilit themelimi i “Teatrit të Qytetit” si i tillë është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Si përfundim, pas këtij angazhimi skenaristi të paktën e meriton çmimin e MASHTRUESIT!
Bie perdja, ka ARTISTA po s’ka teatër!” thuhet në reagimin e LDK-së.