2.
Ministri Durmishi ndan pamje: Rrugët në Suharekë po shënohen me sinjalizim horizontal dhe vertikal
20.09.2025
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar përmes ministrit Hysen Durmishi se në Suharekë dhe në mbarë vendin po vazhdon procesi i shenjëzimit të rrugëve me sinjalizim horizontal dhe vertikal sipas standardeve bashkëkohore.
Në një video të publikuar nga Durmishi, shihet puna në terren në rrugët e Suharekës, të cilat po pajisen me shenja dhe tabela të reja, si dhe me shenëyim horizontal, me qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.
Ai ka theksuar se këto investime nuk përfaqësojnë vetëm elemente të infrastrukturës rrugore, por paraqesin një garanci për lëvizje më të sigurt, orientim më të qartë për shoferët dhe efikasitet më të madh në komunikacion.

