Rrahje mes dy personave në Peqan, lëndohet njëri
Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Peqan të Suharekës. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 një person është sulmuar fizikisht nga një tjetër, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të policisë si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Poashtu, policia njofton se me […]
Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Peqan të Suharekës.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 një person është sulmuar fizikisht nga një tjetër, raporton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit të policisë si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Poashtu, policia njofton se me vendim të prokurorit rasti në fjalë shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Peqan, Suharekë 17.05.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.