Rikthehet shtatorja e Besim Ndrecës

09.12.2020

Shtatorja e heroit Besim Ndrecaj është rikthyer nga Tirana pas një procesi të restaurimit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar disa fotografi të shtatores së Besim Ndrecajt, shkruan SuharekaOnline. Rikujtojmë se në shtator të këtij viti Komuna e Suharekës kishte […]

Rikthehet shtatorja e Besim Ndrecës Foto: Ilustrim

Shtatorja e heroit Besim Ndrecaj është rikthyer nga Tirana pas një procesi të restaurimit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar disa fotografi të shtatores së Besim Ndrecajt, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se në shtator të këtij viti Komuna e Suharekës kishte ndarë 20 mijë euro për renovimin e shtatorës së heroit Besim Ndrecaj.