Produktet e biznesve nga Suhareka në Evropë dhe botë

07.12.2020

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore, ndonëse me vështirësi. Prodhimet “Made in Kosova” jo rrallë herë hasin vështirësi edhe në tregun vendor, e kalimi i kufijve është me sfida të shumta. Kushtet e vështira financiare, paragjykimet në cilësinë e këtyre artikujve, por edhe mosliberalizimin i […]

Produktet e biznesve nga Suhareka në Evropë dhe botë Foto: Ilustrim

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore, ndonëse me vështirësi.

Prodhimet “Made in Kosova” jo rrallë herë hasin vështirësi edhe në tregun vendor, e kalimi i kufijve është me sfida të shumta.

Kushtet e vështira financiare, paragjykimet në cilësinë e këtyre artikujve, por edhe mosliberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në vendete Bashkimit Evropian, janë disa nga arsyet, që importi vazhdon të dominojë dukshëm nga eksporti.

Janë një numër i madh i kompanive nga Suhareka që me sukses kanë depërtuar në tregun e jashtëm dhe produktet e tyre kanë pushtuar tregun ndërkombëtar.

Kompania për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka, më shumë se një dekadë ka arritur që produktet e saj t’i eksportojë në shumicën e vendeve të rajonit, saktësisht në afër 50 vende të botës.

Edhe kompania për Prodhimin e Këpucëve, “Solid” ka vite që ka arritur të depërtojë në tregje të ndryshme të Evropës dhe botës.

Gjithashtu edhe Fabrika e Mobileve “TE NASERI” ka disa vite që produktet e saj po i eksporton në vende të ndryshme të Evropës.

Fabrika e Gurit Natural Dekorativ në kuadër të “SETI Commerc” e cila prodhon dhe shet gurin autokton dekorativ ka vite të tëra që gjendet në tregun evropian.

Në tregun ndërkombëtar gjenden edhe llaqet dhe produktet e ndërmarrjes “Dekorfix” ku kryesisht kjo ndërmarrje ka filluar eksportin në shtetin e Sllovenisë dhe shtete të tjera të rajonit.

Një sukses i tillë nuk i ka munguar as fabrikës për prodhimin e dyerve dhe dritareve, “Muri Plast” e cila po tregon sukses në tregun zviceran.