Policia me operacion në Suharekë dhe komuna tjera, arrestohen 11 persona nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione

29.06.2022

Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar. Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Tre nga të arrestuarit […]

Policia me operacion në Suharekë dhe komuna tjera, arrestohen 11 persona nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione

Nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës organizon konferencë të jashtëzakonshme për sulmin në Ibër-Lepenc

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Etiketat