Persona të panjohur nga shtete të ndryshme ia shfrytëzojnë suharekasit llogarinë bankare për pagesa për YouTube e TikTok

12.08.2023

Një person ka raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se person/a të panjohur i kanë shfrytëzuar llogarinë e tij bankare për pagesa të ndryshme për rrjete sociale. Një person nga Suhareka ka raportuar në Policinë e Suharekës se me 15 qershor të këtij viti vëllau i tij i kishte deponuar në bankë një shumë parash […]

Persona të panjohur nga shtete të ndryshme ia shfrytëzojnë suharekasit llogarinë bankare për pagesa për YouTube e TikTok Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Stacionin Policor në Suharekë se person/a të panjohur i kanë shfrytëzuar llogarinë e tij bankare për pagesa të ndryshme për rrjete sociale.

Një person nga Suhareka ka raportuar në Policinë e Suharekës se me 15 qershor të këtij viti vëllau i tij i kishte deponuar në bankë një shumë parash në vlerë prej 15000 euro, raporton SuharekaOnline.

Por, pas kësaj ai ka raportuar se ka kërkuar nga banka qarkullimin e logarisë së tij, ku nga aty ka rezultuar se nga 6 korriku 2023, persona/a të panjohur kishin kryer pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale si YouTube dhe Tik Tok.

Policia ka njoftuar se rasti në fjalë është në procedura hetimore.

NLB-Bankë, Suharekë 06.07.2023. Me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë,  një shumë parash prej 15000€ dhe sot kur ka qenë  në bankë  dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari,  aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale You Tube dhe Tik Tok. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftimin e policisë.