Përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirtët e fshatit Bllacë

07.06.2022

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe qytetarët kanë bërë homazhe e i përkujtuan dëshmorët dhe martirët e Bllacës. Është ditë kjo e dhimbjes si dhe e krenarisë, ku secili prej qytetarëve i nderojnë e i kujtojnë me krenari dëshmorët dhe martirët, ku falë tyre ne sot e gëzojmë […]

Përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirtët e fshatit Bllacë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe qytetarët kanë bërë homazhe e i përkujtuan dëshmorët dhe martirët e Bllacës.

Është ditë kjo e dhimbjes si dhe e krenarisë, ku secili prej qytetarëve i nderojnë e i kujtojnë me krenari dëshmorët dhe martirët, ku falë tyre ne sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se në fshatin Bllacë e nderuam të kaluarën tonë të lavdishme.

Po ashtu, ai ka thënë se dëshmorët me sakrificën e tyre treguan se atdheu është mbi të gjitha.

“Liria jonë u realizua si rezultat i martirëve dhe i atyre që dhanë gjithçka për vendin. Lavdi e përjetshme!”, ka theksuar kryetari Muharremaj.