Përfshihet nga flakët një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekës
11.07.2025
Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës, ku një kamion është përfshirë nga flakët.
Zjarri i fuqishëm ka shkaktuar panik dhe ka ndikuar në qarkullimin rrugor, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në të dyja kahjet e autostradës.
Menjëherë pas njoftimit, ekipi i zjarrfikësve ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, po ashtu nuk është konfirmuar nëse ka persona të lënduar.