Përformanca e komunave, Suhareka – “Qyteti i luleve” renditet e 19-ta në Kosovë për mbrotjen e mjedisit

01.12.2022

Raporti i performancës komunale për vitin 2021të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë […]

Përformanca e komunave, Suhareka – “Qyteti i luleve” renditet e 19-ta në Kosovë për mbrotjen e mjedisit Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e mbrojtjes së mjedisit.

Kjo fushë ka një performancë të përgjithshme prej 63.61%.  

Sa i përketë përformancës në mbrojtjen e mjedisit, Komuna e Suharekë e cila njihet si “qyteti I luleve” renditet e 19 me 59.52% nga 37 komuna, raporton SuharekaOnline.

Fusha 15 – Mbrojtja e Mjedisit

Kjo fushë matë veprimet e komunës përkatëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror dhe jetësor (urban dhe rural) nga dëmtimi, degradimi apo ndotja si pasojë e veprimtarisë njerëzore ose të ndikimit natyror.

Realizimi i planit të veprimit të mjedis del të jetë arritur në masën prej 13.87% . Lejet mjedisore të lëshuar ishin në shkallën 64.74% ndërsa ndërtesat e reja që kanë zbatuar lejet mjedisore komunale del në shkallë mjaftë të ulët prej 55.48%.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj