Për një muaj 11 raste të kanosjes në Suharekë

05.06.2021

Shqetësuese mbetet fakti se rastet e kanosjes si në Suharekë njëashtu edhe në tërë vendin ka rritje të numrit të këtyre rasteve. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve, ku vetëm dy javët e […]

Për një muaj 11 raste të kanosjes në Suharekë Foto: Ilustrim

Shqetësuese mbetet fakti se rastet e kanosjes si në Suharekë njëashtu edhe në tërë vendin ka rritje të numrit të këtyre rasteve.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit maj ndodhën 4 raste të kanosjes.

Kanosje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të kanosjes të cilat kanë ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit maj në Suharekë kanë ndodhur 11 raste të kanosjes.

Gjatë dy javëve të para të majit ndodhën 7 raste të kanosjes, si dhe në dy javët e fundit të po të njëjtit muaj ndodhën 4 kanosje.

Muaji MajNr. i rasteve të kanosjes në Komunën e Suharekës
2 javët e para të majit7
2 javët e fundit të majit4
TOTAL11