Pasuria e drejtoreshës së Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi – banesë prej 56 mijë euro, veturë 4 mijë euro, kursime…

28.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi. Sipas deklarimit, drejtoresha Kuqi thotë se ka një banesë prej 75.31 metër […]

Pasuria e drejtoreshës së Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi – banesë prej 56 mijë euro, veturë 4 mijë euro, kursime… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë në AKK e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Sipas deklarimit, drejtoresha Kuqi thotë se ka një banesë prej 75.31 metër katrorë me vlerë prej 56 mijë euro, pronësia në emër të saj.

Po ashtu ajo ka deklaruar një tokë e cila është trashëgimi në vlerë prej 100 mijë eurove, pronësia e bashkëshortit.

Poashtu drejtoresha e Shëndetësisë thotë një veturë e tipit “Golf IV” të blerë, në vlerë prej 4 mijë eurove, në emër të bashkëshortit.

Për sa i përket kursimeve, Besa Kuqi thotë se ka 2,336.11 euro të kursyera në emër të saj.

Kuqi ka thënë se ka kredi për shtëpi prej 20 mijë eurove, e që është në pronësi të saj, dhe një kredi për shtëpi prej 15 mijë euro në pronësi të bashkëshortit.

Besa-Kuqi