Ngushtohet lista, 15 kandidate do ti nënshtrohen intervistës me gojë për 3 pozita në çerdhen “Fluturat” në Suharekë

02.07.2020

Në konkursin e datës 18 shkurt 2020 për plotësimin e vendeve të lira të punës DKA në Suharekë kishte shpallur konkurim edhe për kompletimin e stafit të çerdhes “Fluturat”. Në pikën tre të këtij konkursi kërkohej një edukatore për paralelen parafillore, një motër-edukatore për paralelen në Mushtisht dhe motër-edukatore për paralelen në Duhël (zëvendësim i […]

Ngushtohet lista, 15 kandidate do ti nënshtrohen intervistës me gojë për 3 pozita në çerdhen “Fluturat” në Suharekë Foto: Ilustrim

Në konkursin e datës 18 shkurt 2020 për plotësimin e vendeve të lira të punës DKA në Suharekë kishte shpallur konkurim edhe për kompletimin e stafit të çerdhes “Fluturat”.

Në pikën tre të këtij konkursi kërkohej një edukatore për paralelen parafillore, një motër-edukatore për paralelen në Mushtisht dhe motër-edukatore për paralelen në Duhël (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

Me datën 8 qershor me aktivendim të drejtorit të DKA-së, Remzi Bajselmani, është aktivizuar edhe konkursi për plotësimin e vendeve të lira të punës në çerdhen “Fluturat”.

E sot Komuna e Suharekës ka publikuar listën e ngushtë të kandidateve për 1 edukatore dhe 2 motër-edukatore, ku nga lista e kandidateve që kanë kaluar testin me shkrim, 15 prej tyre do ti nënshtrohen testit me gojë.