Ndrecaj: Vetëm në Shirokë mbi 60 mijë euro dëme në biznese, komisioni i Muharremajt i padrejtë!

Nga reshjet e shiut që ka rënë gjatë orëve të vona të premten dhe orët e hershme të së shtunës kanë pësuar dëme të konsiderueshme shumë qytetarë dhe shumë biznese.

Për ti vlerësuar dëmet kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, brenda pak orëve ka marr vendim për formimin e një komisioni i cili do të vlerësoj dëmet në ekonomitë familjare.

Por ky komision po i duket i padrejtë, asambleistit të pavarur, Bashkim Ndrecaj.

Sipas tij ky komision anashkalon bizneset të cilët kanë pësuar dëme të konsiderueshme gjatë vërshimeve të mbrëmshme.

Sipas Ndrecajt vetëm në Shirokë dëmi kap vlerën e mbi 60,000 € dhe ky komision anashkalon bizneset si para dy viteve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.