Ndërtimet ilegale vazhdojnë, Bali Muharremaj heshtë!

19.08.2020

Dega e LDK-së në Suharekë ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me heshtjen e qeverisjes aktuale në Suharekë për ndërtimet ilegale. Sipas kësaj dege në trekendëshin Suharekë – Reshtan – Semetisht po bëhet ndërtimi i objektit nga një investitor privat në pronë shoqërore ujërat dhe një ndërtim i tillë është i ndaluar pa lejen e […]

Ndërtimet ilegale vazhdojnë, Bali Muharremaj heshtë! Foto: Ilustrim

Dega e LDK-së në Suharekë ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me heshtjen e qeverisjes aktuale në Suharekë për ndërtimet ilegale.

Sipas kësaj dege në trekendëshin Suharekë – Reshtan – Semetisht po bëhet ndërtimi i objektit nga një investitor privat në pronë shoqërore ujërat dhe një ndërtim i tillë është i ndaluar pa lejen e organit kompetent.

“Në trekendëshin Suharekë – Reshtan – Semetisht, respektivisht tek Ura e Reshtanit, po bëhet ndërtimi i objektit nga një investitori privat ku dëri më tani nuk ka asnjë reflektim nga përgjegjësit e komunës sonë kundër këtij ndërtimi të egër.

Ndërtimi objektit në fjalë kalon nëpër parcelen kadastrale 111-0 ZK Reshtan e cila figuron e regjistruar në emër Pronë Shoqërore Ujërat dhe një ndërtim i tillë është i ndaluar pa lejen e organit kompetent.

Interesi i anshëm i Bali Muharremajt ka bërë që deri më tani mos të ndikoj askush në ndaljen e punimeve në këtë pjesë” thuhet në reagimin e LDK-së.