3.
Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike në Suharekë të mërkurën
02.09.2025
Kompania për distribuimin e energjisë elektrike ka njoftuar se të mërkurën do të ketë ndërprerje të planifikuar të rrymës në disa fshatra të komunës së Suharekës, për shkak të punimeve të domosdoshme që lidhen me sigurinë dhe balancimin e sistemit.
Nga NS 110/35/10 kV Theranda, do të ndërpritet:
- Dalja 10 [kV] Gelanca (kodi: 32000021) nga ora 08:00 deri 12:00.
- Vendet e prekura: Shirokë, Leshan, Gjinoc, Gelancë dhe Greikoc.
- Arsyeja: ndërprerje për shkaqe sigurie, balancimi i daljeve dhe ndërrimi i furnizimit të disa trafove nga Gjinoci në daljen 10 kV Gelanca.
Po ashtu, nga e njëjta nënstacion NS 110/35/10 kV Theranda, do të ndërpritet:
- Dalja 10 [kV] Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 08:00 deri 12:00.
- Vendet e prekura: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Greikoc dhe Gelancë.
- Bizneset e prekura: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri – Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
- Arsyeja: ndërprerje për shkaqe sigurie, balancimi i daljeve dhe ndërrimi i furnizimit të disa trafove nga Gjinoci në daljen 10 kV Gelanca.
Autoritetet njoftojnë se këto ndërprerje janë të nevojshme për funksionim më të sigurt dhe stabil të sistemit energjetik, dhe u kërkojnë qytetarëve mirëkuptim për këtë proces.