Muzeut të Qytetit në Suharekë gjatë vitit 2019 ia kanë “hapur dyert” vetëm 200 vizitorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës” për vitin 2019.

Në statistikat e ASK-së njoftohet për aktivitetet e e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë, shkruan SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 79, ndërsa numri i vizitorëve ishte 99 630.

Nga ASK bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2019, muzeut të qytetit ia kanë hapur dyert vetëm 200 vizitor.

Në fillim të muajit korrik të këtij viti, Muzeu i Qytetit të Suharekës ka kërkuar nga qytetarët që në rast të gjetjeve të veçanta arkeologjike ti dërgojnë ato në Muze dhe të mos anashkalohen për shkak të vlerës që kanë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.