Muharremaj: Ramë Bllaca personalitet i rrallë në kohë të vështira

27.08.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka përkujtuar veprimtarin Ramë Bllaca. Sot e kujtojmë veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, atdhetarin Ramë Bllaca, shkruan Bali Muharremaj. Ai ishte zë i fuqishëm kundër atyre që synonin ta realizonin zhvendosjen masive të shqiptarëve dhe me guximin e tij e vulosi vazhdimësinë tonë në tokën e […]

Muharremaj: Ramë Bllaca personalitet i rrallë në kohë të vështira Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka përkujtuar veprimtarin Ramë Bllaca.

Sot e kujtojmë veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare, atdhetarin Ramë Bllaca, shkruan Bali Muharremaj.

Ai ishte zë i fuqishëm kundër atyre që synonin ta realizonin zhvendosjen masive të shqiptarëve dhe me guximin e tij e vulosi vazhdimësinë tonë në tokën e Kosovës.

Si personalitet i rrallë në kohë të vështira, nuk pranonte kompromise të dhimbëshme për shqiptarët, duke kundërshtuar fuqishëm me mosnënshkrim shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

Ne sot e gjithmonë do ta nderojmë veprimtarinë e tij dhe me përkushtim do t’u tregojmë brezave të ardhshëm, respektin që duhet ta ruajmë për të kaluarën tonë.