Muharremaj: “Festari – Kolonia Artistike, ngjarje që gjallëron frymën krijuese në qytetin tonë”
18.09.2025
Në Suharekë është duke u zhvilluar aktiviteti kulturor “Festari”, një ngjarje që po sjell gjallëri të veçantë në jetën kulturore të qytetit dhe po shndërrohet në hapësirë bashkëpunimi për artistët vendorë e më gjerë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vlerësuar lart këtë koloni artistike. Ai theksoi se “Festari” nuk është thjesht një aktivitet kulturor, por një urë lidhëse mes artit dhe komunitetit.
“Në Suharekë po jeton arti, po ringjallet fryma e krijimit dhe e bashkëpunimit kulturor. Festari nuk është vetëm një ngjarje, por është një takim i shpirtit me ngjyrat, penelat dhe krijimtarinë e artistëve tanë,” u shpreh Muharremaj.