Moto Rent Theranda, një hap më afër adrenalinës dhe turizmit

15.04.2021

Suhareka ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit ku vazhdimisht nga bizneset vendore po krijohen strategji të zhvillimit të tij, të cilat janë gjithëpërfshirëse. Si pika referuese për një shëtitje në një ditë me diell dhe larg zhurmës së qytetit njihen Guri i Dellocit dhe Gradanca në Mushtisht. Por, për të arritur deri në […]

Moto Rent Theranda, një hap më afër adrenalinës dhe turizmit Foto: Ilustrim

Suhareka ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit ku vazhdimisht nga bizneset vendore po krijohen strategji të zhvillimit të tij, të cilat janë gjithëpërfshirëse.

Si pika referuese për një shëtitje në një ditë me diell dhe larg zhurmës së qytetit njihen Guri i Dellocit dhe Gradanca në Mushtisht. Por, për të arritur deri në njërën prej këtyre vendeve ju duhet të kaloni një rrugë të gjatë, që jo çfarëdo automjeti do të ju dërgojë deri atje.

Institucionet kanë investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe gjithmonë duke e ruajtur vrazhdësinë e natyrës.

Një risi e qytetit të Suharekës është biznesi i sapohapur “Moto Rent Theranda”, i cili përmes motorëve katër rrotësh ju mundëson që së bashku me miqtë tuaj të vizitoni të gjitha viset malore dhe vendet më interesante që gjenden në malet e Suharekës.

Sipas pronarëve të këtij biznesi ata po tentojnë që të tërheqin edhe më shumë vëmendjen e vizitorëve si vendor ashtu edhe të huaj, kështu duke ju ofruar të gjitha mundësitë që të njihen me natyrën e bukur të komunës tonë.

“Së bashku me miqtë tuaj ju mund të rezervoni motorët qe ne kemi në dispozicion dhe së bashku të shijoni bukuritë që kanë malet tona. Gjithashtu ju mund të ndaloni ku dhe kur të doni gjatë rrugës që të shkrepni ndonjë foto, të pushoni dhe thjeshtë të shijoni atë se çfarë ofron natyra” thanë ata.

Turizmi malor përmes motorëve katër rrotësh është një dimension i ri që për adhuruesit e sportit dhe turizmit.