Ministrja Dumoshi dhe kryetari Muharremaj takojnë të rinjët e Suharekës

07.09.2020

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv.Ministrja Valdete Bajrami, kanë vizituar sot Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari Bali Muharremaj. Gjatë vizitës së saj së bashku me kryetarin Muharremaj, ata kanë vizituar të rinjët, të cilët po ndjekin programin dhe trajnimin për ndërmarrësi dhe aftësim profesional-mentorim e këshillim, […]

Ministrja Dumoshi dhe kryetari Muharremaj takojnë të rinjët e Suharekës Foto: Ilustrim

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zv.Ministrja Valdete Bajrami, kanë vizituar sot Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga kryetari Bali Muharremaj.

Gjatë vizitës së saj së bashku me kryetarin Muharremaj, ata kanë vizituar të rinjët, të cilët po ndjekin programin dhe trajnimin për ndërmarrësi dhe aftësim profesional-mentorim e këshillim, i cili po implementohet nga Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime.

Sipas kryetarit Bali Muharremaj ky projekt synon të avansojë njohuritë dhe kompetencat e të rinjëve përmes trajnimeve profesionale.

Ndërsa ministrja Dumoshi tha se MKRS është e përkushtuar shumë në programin e të rinjve. Momentalisht jemi duke apliku për këtë program në gjithë Kosovën ku synimi dhe objektiva jonë është që t’iu japim rast që t’i mbani këto trajnime që janë shumë të rëndësishme sidomos ndërmarrësi e cila sot kërkohet shumë dhe marketingu digjital, shkruan SuharekaOnline.

Uroj që për këto dhjetë ditë iu do të mësoni sepse jeni në duar të profesionistëve, shtoi ajo.