Menaxhimi i mbeturinave, Japonia dhuron 2.8 milionë euro për Suharekën dhe 3 komuna tjera

02.02.2021

Ministria e Ambientit dhe Ekonomisë dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave. Marrëveshja e cila kap shumën prej 2.8 milionë euro është nënshkruar nga sekretari i MIA-së, Fatos Qerimi dhe zëvendëspërfaqësuesi i JICA-së për Ballkan, […]

Menaxhimi i mbeturinave, Japonia dhuron 2.8 milionë euro për Suharekën dhe 3 komuna tjera

Ministria e Ambientit dhe Ekonomisë dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave.

Marrëveshja e cila kap shumën prej 2.8 milionë euro është nënshkruar nga sekretari i MIA-së, Fatos Qerimi dhe zëvendëspërfaqësuesi i JICA-së për Ballkan, Hibio Takashi.

Ministri në detyrë, Muharrem Nitaj tha se Japonia është në radhën në shteteve që janë miq strategjik të Kosovës, teksa dha detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot.

Projekti fillon të realizohet në muajin maj dhe përfshin komunat: Suharekë, Malishevë, Dragash dhe Rahovec.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e ndihmës nga qeveria japoneze në vlerë prej 2.8 milionë euro. Është një projekt që do të ndihmojë në trajtimin e mbetjeve dhe mbeturinave në katër komuna të rajonit të Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Rahovecit dhe Malishevës, i cili do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të zgjasë për tre vjet”, tha Nitaj.

LEXO EDHE:  Drejtoria e Administratës kryeson listën e shpenzimeve për telefoninë mobile gjatë muajit nëntor

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara tha se janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej.

“Jemi pajtuar të vazhdojmë bashkëpunimin. Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit. Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”, u shpreh ai.

Etiketat