Maqitevë, pas një mosmarrëveshje sulmoi fizikisht një person, sekuestrohet boks i metalit

30.12.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Maqitevë të Suharekës, rreth orës 20:20. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë […]

Maqitevë, pas një mosmarrëveshje sulmoi fizikisht një person, sekuestrohet boks i metalit Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Maqitevë të Suharekës, rreth orës 20:20.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë gjetur dhe sekuestruar një boks të metalit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti. Rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Maqitevë, Suharekë 29.12.2021. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë gjetur dhe sekuestruar një boks të metalit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.