Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënoi 180 qytetar brenda 2 jave

28.01.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Togeri […]

Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënoi 180 qytetar brenda 2 jave Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Togeri i Policisë në Suharekë, Bashkim Gashi gjatë raportimit të tij, ndër tjerash ka bërë të ditur se Policia e Suharekës brenda dy jave kanë dënuar 180 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, shkruan SuharekaOnline.

Kujtojmë se Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Gjithashtu, Gashi ka njoftuar se brenda dy jave nga Policia e Suharekës janë shqiptuar edhe 383 tiketa trafiku, për të gjithë ngasesit e automjeteve të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.